×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Çka janë “Bonot e Diasporës” dhe si të investohet? Tregojnë ekonomistët

    FrontOnline
    22 Korrik 2021

    Edhe Qeveria. E edhe diaspora.

    Të dyja po pretendojnë t`ia shohin hairin vendimit për bonot.

    Qeveritarët po duan të hyjnë në borxh te mërgimtarët dhe paratë e tyre t`i përdorin për zhvillimin ekonomik të vendit, shkruan “Front Online”.

    E mërgimtarët, që janë të gatshëm t`i japin ato, të fitojnë pastaj diçka më shumë kur të ndodh kthimi i tyre.

    Ata që i afatizojnë paratë e tyre për tri vjet do të përfitojnë normë vjetore interesi 1.20%, ndërsa ata në periudhë 5 vjeçare me normë vjetore 2.20%.

    Kështu ka vendosur Ministria e Financave, e cila hapi afatin për investim të mërkurën e që vlen deri më 21 gusht. Vlera totale e bonove pritet të jetë 20 milionë euro.

    Këtë veprim të Qeverisë ekonomisti, Musa Limani s`po e vlerëson si politikë të mirë ekonomike që mund të lë ndonjë shenjë në zhvillimin ekonomik të vendit.

    “Nuk është ndonjë masë efektive që tërheqë mjetet e diasporës për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Politika duhet t`i stimulojë përmes politikave fiskale, kreditore, por jo me ju shitë bonove, me të nuk bën asgjë. P.sh me i liru ata nga TVSH-ja, Dogana. Për mua këto do të ishin masa kryesore”, deklaroi ai për “Front Online”.

    Të kundërtën po e thotë ekonomisti Bardh Ahmeti.

    Ky për “Front Online” tha se shitja e bonove është një praktikë e mirë, që mund të jap efekte pozitive për ekonominë.

    “Është e mirë, ngase i mobilizon mjetet e diasporës. I sjell në vend ato. Kjo është një metodë mjaft e pëlqyeshme. Gjeneron kapitalin e diasporës. Paratë shkojnë për zhvillim ekonomik dhe jo aktivitete të tjera. Bonot nuk i krijojnë barrë dikujt. Është mundësi për investim”, u shpreh ai për “Front Online”.

    Kthimi i borxhit që merr Kosova është i garantuar me Ligjin mbi Borxhin Publik dhe i jepet përparësi ndaj të gjitha shpenzimeve tjera të Qeverisë.

    Në rast se paratë i duhen investuesit para se të përfundojë afati i investimit, ai mund t`i shesë Bonot dhe t’i marrë paratë.

    Investues mund të jenë të gjithë personat privatë, me përjashtim të bizneseve, përfshirë edhe shtetasit e Kosovës, njofton Ministria e Financave.

    Shuma minimale për blerje është 10 mijë euro, kurse ajo maksimale për një person në një bankë është 500 mijë euro.

    Bankat ku mund të blihen bonot janë:

    • Banka Ekonomike;
    • Banka Kombëtare Tregtare;
    • Banka për Biznes;
    • NLB Banka;
    • ProCredit Bank;
    • Raiffeisen Bank.

    Kjo u arrit falë memorandumit për bashkëpunim në mes këtyre bankave komerciale, Ministrisë së Financës dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, tha se Kosova ka bërë arritje të mëdha që nga koha kur ai ishte shef i misionit,...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandar Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të dëgës aty. Ai është shprehur...
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...
    Sport25 Prill 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, lidhur me rastin e rrahjes së drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit me...
    Lajme25 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur avantazh ndaj partive tjera për ta luftuar korrupsionin, por një gjë...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.