Janë mbyllur pesë ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës dhe të fundit për edicionin 2020/21.
Kryendeshja e sotme në “Fadil Vokrri” u zhvillua mes kampionit Prishtinës dhe Ballkanit, shkruan FrontOnline.
Ndeshjen në fjalë e fituan suharekasit me rezultat të thellë, 2:5.
Nga ana tjetër, Drita e fitoi ndeshjen ndaj Arbërisë me rezultat të pastër, 2:0.
Ndeshja mes Llapit dhe Feronikelit u mbyll baras 1:1, Besa mposhti Gjilanin 1:0, kurse Trepça ’89 triumfoi në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat, 2:1.
Me mbylljen e ndeshjeve të sotme, tashmë dihet edhe lista finale e golashënuesve më të mirë të këtij edicioni.
Natyrisht, në krye është “bomberi” gjilanas i Ballkanit, Mirlind Daku me 31 gola.
Daku i ka shënuar 31 gola në 36 ndeshje këtë edicion duke e shkruar historinë.
Madje, ai theu edhe rekordin e Otto Johnit, i cili shënoi 27 gola në edicionin 2016/17./FrontOnline/