Real Madridi e ka bërë një hap të madh drejt transferimit të Erling Haalandit pasi ka arritur marrëveshje për kushtet personale të 20-vjeçarit – por që tani duhet ta paguajë shumën prej 175 milionë eurosh të kërkuar nga Borussia Dortmundi.
Haalandi është i kërkuar prej klubeve më të mëdha evropiane, si Chelsea, Manchester Unitedi, Manchester City, Barcelona, por edhe Real Madridi, shkruan FrontOnline.
Paga javore e Haalandit mund ta sarrijë shumën e 600 mijë funtesh.
Sipas gazetarit, Alfredo Pedulla, Real Madridi ka arritur marrëveshje për kushtet personale me norvegjezin, por tash duhet ta bindë Dortmundin për ta ulur çmimin e transferimit.
Dortmundi kërkon 175 milionë euro për shitjen e Haalandit, shumë kjo e papërballueshme për çdo klub./FrontOnline/