Jose Mourinho raportohet se e ka thirrur Cristiano Ronaldon për të biseduar për qëllimet e sulmuesit të Juventusit duke ia ofruar Romën si zgjidhje.
Kontrata e Ronaldos me Juventusin skadon në qershor të vitit 2022, por ka zëra se ai mund të largohet këtë verë, shkruan FrontOnline.
Rikthimi i Maxi Allegrit nuk është pritur mirë nga ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Manchester Unitedit.
Kështu, “La Stampa” raporton se trajneri portugez e ka ftuar Ronaldon te Roma.
Gjithashtu, Ronaldo ka qenë i lidhur me një rikthim në Real Madrid, që ka shumë pak gjasa të ndodhë./FrontOnline/