Sokol Cikalleshi realizoi një gol spektakolar në minutën e 42-të në sfidën miqësore ndaj Çekisë, teksa me një predhë nga afro 25-30 metra, shtangu portierin kundërshtar, duke e dërguar topin në trekëndësh.
Kryevepra e bomberit kavajas, habiti tej mase portierin çek të Sevijas Tomas Vaclik, që nuk nguroi të shprehtë hapur çudinë, teksa u kap nga kamera, duke bërë një mimikë epike në momentin e shënimit të golit.