Ron Zaiti dhe Dafina Zeqiri, kanë bashkuar sërish forcat për një bashkëpunim muzikor.
“Boma ni tel”, titullohet kënga që bëri bashkë dyshen.
Projekti muzikor është shumë pranë finalizimit dhe do të lansohet këtë të shtunë në orën 15:00.
“Boma ni tel” është pjesë e EP-it të Ronit që do të lansohet së shpejti.
Ndryshe, ky është bashkëpunimi i tyre i dytë, pas suksesit të këngës së parë “Murder on the dancefloor”.