Boksieri Nuri Seferi e ka kujtuar kohën e para gati pesë viteve kur e kishte mposhtur boksierin serb, Dusan Krstin.
Seferi e kishte fituar meçin në raundin e gjashtë pas goditjeve me breshëri që bëri që boksieri serb të dorëzohej.
Ndërsa sot, ai në profilin e tij në Facebook e ka publikuar të gjithë meçin, shkruan Gazeta Express.
Reagimi i tij vjen pasi kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq postoi një fotografi me hartën e Kosovës së cilës ia kishte vendosur flamurin serb.