Sot ka nisur Kampionati Ballkanik i Boksit që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Në ring sot është paraqitur boksieri kosovar Bashkim Bajoku i cili për kundërshtar kishte boksierit nga Bosnja e Hercegovina Haris Agonic por boksieri boshnjak nuk u paraqit në ring dhe Bajoku fitoi duelin pa luftë.
Duhet cekur se Bajoku vitin e kaluar në dhjetor kishte mundë të njëjtin boksiere në turneun “Mustafa Hajrollahović-Talian” në Sarajevë bindshëm 5:0 .
Po sot në ring u paraqit dhe Patriot Behrami i cili boksoi kundër boksierit vendor kroatit Petar Cetinic ku gjatë tre raundeve u shkëmbyen goditje të njëpasnjëshme nga dy boksierët. Behrami ishte ma i pastër teknikish por në fund gjyqtarët fitues shpallen boksierin Kroat Cetinic. Patriot Behrami mbeti me medalje të bronzet. Garën e vazhdojnë boksierët Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Besart Pireva.
Kosova në këtë Kampionat Ballkanik po merr pjesë me 4 boksierë dhe që të katërtit kanë siguruar medalje.