×
  • Lajme
  • Lajme

    Bojkoti i VV-së ndaj televizioneve, 13 organizata ndërkombëtare të medias të shqetësuara i shkruajnë letër Kurtit

    FrontOnline
    10 Janar 2025

    13 organizata ndërkombëtare të gazetarëve dhe lirisë së medias i kanë drejtuar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi janë thellësisht të shqetësuar për vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje për të bojkotuar tri televizionet nacionale, T7, Klan Kosova dhe RTV Dukagjini përgjatë periudhës së zgjedhjeve, shkruan Gazeta Express.

    Në letrën e publikuar në faqen e Qendrës Evropiane të Lirisë së Shtypit dhe Medias, janë përmendur edhe deklarimet e Drejtorit të T7, Leonard Kërquki dhe autorit të emisionit Debat në RTV Dukagjini, Ermal Panduri.

    Drejtori i T7, Leonard Kerquki, ka shpjeguar vendimin duke thënë: “Zyrtarë nga Vetëvendosje më kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në programet e T7 gjatë fushatës zgjedhore. Ata nuk dhanë ndonjë arsyetim bindës për këtë vendim, duke më bërë të besoj se kjo është një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë publike.”

    Ermal Panduri i TV Dukagjinit shtoi: “Zyrtarë nga Vetëvendosje më kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në TV Dukagjin gjatë fushatës zgjedhore. Arsyetimi i tyre për këtë vendim gjatë takimit ishte i paqartë dhe ne kemi kërkuar sqarime të mëtejshme. Për ne, kjo pasqyron frikën e partisë në pushtet për t’u përballur me pyetjet e gazetarëve dhe komentuesve politikë në studio.”

    Sipas organizatave nënshkruese kjo tregon një model shqetësues të rënies së lirisë së medias.

    Në letër janë përmendur edhe të dhënat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës që flasin për përkeqësim të ambientit të të bërit gazetari në Kosovë, për shkak të sulmeve që vijnë edhe nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, e të cilët i etiketojnë gazetarët si “spiunë serbe’ apo edhe se “janë në një linj me interesat serbe”.

    “Kosova ka nevojë urgjente për masa për të mbrojtur lirinë e mediave, për të promovuar transparencën dhe për të siguruar llogaridhënien e zyrtarëve publikë. Publiku, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore, ka të drejtën themelore për të pasur akses në informacione të ndryshme, për të shqyrtuar premtimet politike dhe për t’i mbajtur politikanët përgjegjës”, përfundon letra.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për...
    Lajme10 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përmbledhur takimet që ka zhvilluar Zëvendës Sekretari Amerikan për Menaxhim dhe Resurse,...
    Lajme10 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hartuar planin operativ dhe se ka bërë të gjitha planifikimet për mbarëvajtje të zgjedhjeve të...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti i ka kënduar Rovenës një këngë kushtuar tradhtisë. Ai i këndoi para fytyrës, ndërsa iu bashkuan edhe disa nga banorët tjerë,...
    Vip10 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, këtë të premte kanë vënë në shënjestër Rovenën. Ata e akuzonin se Rovena nuk...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,...
    Vip10 Janar 2025
    Drenusha, Xheneta dhe Gresa kanë debatuar me Rovenën gjatë ditës sotme. Ato i thanë se është koha që e njëjta të shkoj...
    Vip10 Janar 2025
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Rovena i ka treguar Drenushës se me çfarë ëndrre u zgjua sot ajo. “Sot...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti i ka reaguar Rovenës, pasi kanë diskutuar për lojën e Drilonit, ku më pas kjo e fundit i doli në mbrojtje....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.