×
  • Lajme
  • Lajme

    Bojkoti dhe gjuha e rrezikshme ndaj mediave dhe gazetarëve, AGK i reagon pushtetit të VV’së: Goditje e qëllimshme

    FrontOnline
    09 Janar 2025

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të Lëvizjes së Vetëvendosjes, parti kjo në pushtet, për të bojkotuar disa nga televizionet më të mëdha në vend, përfshirë këtu edhe televizionin  T7

    AGK në reagimin e saj, ka bërë të ditur se është e shqetësuar me zhvillimet që lidhen me nisjen e fushatës për zgjedhje, dhe ka ftuar VV-në që ta rishqyrtojë pozicionin e saj.

    Po ashtu, nga AGK është thënë se vendimi i VV-së për bojkot është kundër transparencës dhe përpjekjeve për të minuar rolin e gazetarëve dhe mediave për të mbajtur përgjegjëse partinë që ka udhëhequr Kosovën për 4 vjet për politikat e saj.

    ‘‘AGK-ja gjithashtu dënon targetimin e vazhdueshëm që zyrtarët e Vetëvendosjes bëjnë ndaj gazetarëve dhe mediave, duke përfshirë postimin e sotëm të zëdhënësit Arlind Manxhuka, i cili, mes tjerash, cilëson mediat edhe si “institucione paralele.” Kjo gjuhë e rrezikshme është e papranueshme dhe vështirëson klimën për ushtrimin e gazetarisë në Kosovë’’, thuhet mes tjerash nga AGK.

    Postimi i plotë:

    AGK-ja kundër bojkotit të Vetëvendosjes ndaj mediave, e fton ta rishqyrtojë pozicionin e saj

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është i shqetësuar me zhvillimet që lidhen me nisjen e fushatës për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit.

    Paralajmërimi për bojkotin e disa prej televizioneve kryesore në vend, si Klan Kosova, TV Dukagjini dhe T7, nga ana e partisë në pushtet, Vetëvendosje, është një zhvillim që shkon kundër transparencës dhe përpjekjeve për të minuar rolin e gazetarëve dhe mediave për të mbajtur përgjegjëse partinë që ka udhëhequr Kosovën për 4 vjet për politikat e saj.

    E ftojmë Lëvizjen Vetëvendosje që ta rishqyrtojë pozicionin e saj dhe t’u ofrojë mediave qasje të barabartë në fushatë.

    Mediave duhet t’u mundësohet që në mënyrë të barabartë të paraqesin programet e të gjitha subjekteve politike që garojnë, pasi puna e tyre është në interes të publikut. Bojkoti i paralajmëruar paraqet goditje të qëllimshme ndaj pluralitetit medial që e shquan Kosovën dhe është vazhdimësi e një sërë veprimesh të kësaj qeverie dhe të Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuara kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë.

    AGK-ja gjithashtu dënon targetimin e vazhdueshëm që zyrtarët e Vetëvendosjes bëjnë ndaj gazetarëve dhe mediave, duke përfshirë postimin e sotëm të zëdhënësit Arlind Manxhuka, i cili, mes tjerash, cilëson mediat edhe si “institucione paralele.” Kjo gjuhë e rrezikshme është e papranueshme dhe vështirëson klimën për ushtrimin e gazetarisë në Kosovë. /GazetaExpress

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim ndaj 12 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”. 11 prej tyre, Gjykata i dënoi me...
    Lajme09 Janar 2025
    Ambasada e Kosovës në Gjermani ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar me...
    Lajme09 Janar 2025
    Ish-deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu ka reaguar pasi Vetëvendosje ka vendosur që të bojkotoj debatet në T7, RTV Dukagjini dhe në Klan...
    Të tjera
    Sport09 Janar 2025
    Një nga skuadrat që synonte mbrojtësin e kombëtares shqiptare Ardian Ismajli në merkaton e janarit ishte edhe Lazio, por sipas lajmeve të...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka mbajtur një takim mobilizues me shtabet zgjedhore të degëve të Lipjanit, Malishevës...
    Vip09 Janar 2025
    Aktori Ben Affleck ka ikur nga zjarri i egër që ka shpërthyer në Pacific Palisades, duke nxituar tek shtëpia e ish-gruas së...
    Vip09 Janar 2025
    Gjatë mëngjesit të sotëm dy banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa dhe Driloni janë përplasur me fjalë. Shkak i...
    Lajme09 Janar 2025
    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji është takuar me ekipin e BERZh-it për të diskutuar rreth zhvillimeve kyçe në sektorin e...
    Lajme09 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur përpjekje të dëshpëruar për të kamufluar dështimet në qeverisje në katër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.