Prej disa ditësh, në mediat rozë po qarkullon lajmi që kantautori Bojken Lako ka nisur një lidhje të re me një vajzë bionde.
Fillimisht, qarkulluan disa foto, mirëpo konfirmimi erdhi nga ish-partnerja e tij, Semi Jaupaj në një emision.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Bojkeni ka pranuar për herë të parë se është në një marrëdhënie, por që nuk i pëlqen të flasë për jetën private.
“Jam në një marrëdhënie.
E vërteta është se nuk kam reaguar. Sepse unë këto portalet i shoh si maskota. Është e vërtetë që jam në një lidhje, por nuk më pëlqen të flas për jetën private”, tha ai.
Më tej, sa i përket deklaratës së Semit, artisti u shpreh se vazhdon t’i ruajë raportet, pasi e vlerëson.
“Nuk ka ndonjë ndjesi të veçantë. Unë kështu i kam pasur ndjesitë në jetë, i vlerësoj njerëzit për vlerat që kanë. Kjo është diçka që e ndjej. Po ashtu kam edhe mbështetje. Edhe partnerja ime është shumë open mind, e vlerëson, nuk bëhet pengesë”./abcnews.al