Të drejtën qytetare për të votuar për të parin e komunës së Podujevës e shfrytëzoi edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci.
Bashkëpartiakja e Shpejtim Bulliqit iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë në votime.
Bogujevci: Është me rëndësi që secili të shfrytëzoj të drejtën për votim
“Shpresoj shumë që do të ketë një numër të madh të daljes nga qytetarët. Është me rëndësi që secili të shfrytëzojë te drejtën e tyre të votës për të vendosur se kush do të qeverisë me komunën e Podujevës”, u shpreh ajo.
Ajo për KosovaPress nuk theksoi ndonjë problem që është evidentuar deri më tani gjatë procesit zgjedhor.
Bogujevci: Deri më tani procesi i votimit është në rregull
“Deri me tani gjithçka ke në rregull gjatë procesit të votimit. Të shohim çfarë do të ndodh deri në fund ditës…jo nuk kam marrë ndonjë informatë konkrete, përveç në këtë shkollë që është përmendur se ka pas problem me nxehje, por është rregullu. Shpresoj që gjithçka do të shkoje në rregull”, tha ajo.
Në garë për të marrën “timonin” e udhëheqjes së Podujevës janë Shpejtim Bulliqi nga LVV, Nexhmi Rudari nga LDK dhe Naim Fetahu nga PDK.