Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ia ka përmendur asaj familjen pak para “përleshjes” së sotme në Kuvend.
Bogujevci ka thënë se nuk e ka ditur se për çfarë e ka pasur fjalën Gashi kur ia ka përmendur asaj familjen.
” Ma drejtoi gishtin dhe ma përmendi familjen, nuk e kuptova se për çfarë e kishte fjalën. Unë desha ta përmbush pjesën e zonjës Mimoza Kusari. Ekziston një dokument ku janë të caktuara pikat se si do të trajtohet çështja e të pagjeturve. Është totalisht në kundërshtim më atë çfarë tha Gashi – unë isha duke e shpjeguar këtë kur ndërhyri ai”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se çështja e të pagjeturve nuk duhej të kalonte në çështje personale.
“Pastaj ai filloi të ma përmend familjen dhe kur u afrova gjatë gjithë kohës kolegët tanë u munduan ta qetësojnë situatën. Nuk ishte dashur të kalohet në çështje personale. Unë e dëgjova vetëm pjesën kur tha duhet të vijë turp dhe ma përmendi familjen”.