×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Boga, Prevalla e Rugova me pagesë së shpejti, kaq duhet të paguani për hyrje

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Shumë shpejt, kosovarëve do t’u duhet të paguajnë që të hyjnë në Bogë, Prevallë, Rugovë dhe parqet e tjera nacionale në vend. Laurat në hyrje të këtyre parqeve tashmë janë vendosur, vetëm po pritet një vendim i Ministrisë së Ambientit për të filluar me pagesat.

    Tash e dy vite, është dhënë paralajmërimi se parqet nacionale në vend do të bëhen me pagesë.

    Mirëpo, përveç vendosjes së pengoreve (laurave) në hyrje të këtyre parqeve, me pagesa nuk është filluar ende. Por, një vendim i tillë pritet të merret së shpejti.

    “Në aspektin teknik laurat në hyrje të parqeve janë përgatitë, ndërsa për aktivizimin e pagesave ende nuk ka filluar, në momentin që do të merret vendim nga Ministria/AMMK atëherë do t’u informojmë”, ka deklaruar Ministria e Ekonomisë.

    Nga kjo Ministri janë deklaruar edhe për arsyen e vendosjes së pagesave për hyrje në këto parqe.

    Zëdhënësi i MEA-së, Bajram Kadriu, i ka thënë Gazetës Express se qëllimi kryesor i vendosjes së laurave është mbrojtja e këtyre resurseve natyrore nga veprimet ilegale, siç janë prerja e pyjeve, ndërtimet dhe gjuetia ilegale dhe degradimet e tjera.

    “Me legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, si dhe menaxhimin e parqeve kombëtare janë të parapara kompensimet për çdo lloj të shfrytëzimit të resurseve dhe hapësirës së parqeve kombëtare nga bizneset dhe vizitorët, si dhe për hyrjet në territorin e parqeve kombëtare.

    Prandaj qëllimi kryesor i vendosjes së laurave është për mbrojtjen e këtyre resurseve natyrore nga veprimet ilegale që ndodhin në territorin e Parqeve Kombëtare siç mund të jenë: prerja e pyjeve, ndërtimet ilegale, gjueti ilegale si dhe degradimet tjera”, ka deklaruar Kadriu.

    E përveç mbrojtjes nga degradimet, arsyeja tjetër pse po vendosen këto laura është edhe për të siguruar të hyra të cilat do të përdoren për përmirësim të infrastrukturës në parqe.

    “Qëllim tjetër është edhe vendosjes së sistemit të pagesave hyrëse në këto qendra turistike nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës për të siguruar të hyra të cilat këto mjete do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës (rregullimin e parkingjeve, vendosjen e tabelave informuese, menaxhimin me mbeturina, shenjëzimin e kufirit të Parqeve Kombëtare etj.)”, ka thënë Kadriu.

    Por, sa do të duhet të paguajnë qytetarët për t’i vizituar këto parqe?

    Bazuar në tabelën me çmime  çmimet për hyrje dhe vizita gjatë një dite në këto parqe fillojnë nga 50 centë e deri në 3 euro.

    Për fëmijë të moshës 10 deri 18-vjeçare hyrja kushton 50 centë në ditë, derisa për persona të rritur është 1 euro.

    1 euro kushton edhe hyrja për automjete dhe motoçikleta, ndërkohë që për të hyrë me furgon në këto parqe duhet të paguani 2 euro.

    Kosto më të lartë ka hyrja me autobus dhe kamionë. Kushdo që ua mësyn këtyre parqeve me këto automjete do të duhet t’i paguajë 3 euro për një ditë.

    Ndryshe, një pagesë e tillë tashmë aplikohet në Brezovicë. Laura në këtë qendër turistike është vendosur në janar të vitit 2018 nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

    Sidoqoftë, që nga aplikimi i kësaj takse, shumë qytetarë janë shprehur kundër saj. Sipas tyre, së pari do të duhej të investohej nëpër qendrat turistike dhe pastaj të vendosej taksa.

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Autoritetet ukrainase raportuan mëngjesin e sotëm se 113 persona janë konfirmuar se janë plagosur në një sulm rus në Zaporizhzhia të Ukrainës....
    Lajme09 Janar 2025
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar Amer Kapetanoviqin për postin në krye të RCC-së në Sarajevë. Në...
    Sport09 Janar 2025
    Vedat Muriqi është lidhur me një rikthim në Superligën e Turqisë. Klubi ku trajner është Jose Mourinho, Fenerbahce është mjaft e interesuar...
    Vip09 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur, Era Istrefi është goxha aktive në rrjetet sociale, me postime të shpeshta. Ajo me ndjekësit e saj në Instagram...
    Vip09 Janar 2025
    Pasi shpërtheu një debat i tensionuar mes banorëve, Vullneti ka vendosur një pasqyrë mbi banakun e “Prince Caffe”, në oborr. Në mbishkrimin...
    Kronika09 Janar 2025
    Tre burra të moshave 27, 38 dhe 42 vjeç janë arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.