Ashtu si prezantimi i konceptit të Touring Coupe vitin e kaluar, BMW ka zbuluar një tjetër koncept, atë të Skytop.
Megjithatë, marka luksoze gjermane mund të vendosë që ta prodhojë konceptin, por njerëzit duhet të jenë të gatshëm të paguajnë një shumë të madhe parash.
Shefi i dizajnit të BMW Group, Adrian van Hooydonk, ka njoftuar se një version prodhimi i Skytop është duke u konsideruar, përcjell Telegrafi.
Ai beson se mund të prodhohen diku nga 20 deri në 25 njësi.
Çmimi nuk është bërë i ditur, por Skytop me siguri thuhet të ketë një çmim më të lartë se Seria 8 e cila kushton mbi 100 mijë dollarë.
Hooydonk beson se ekziston një treg për Skytop bazuar në shumën e parave që njerëzit janë të gatshëm të paguajnë këto ditë për modele të reja.
Ndryshe, edhe Touring Coupe u konsiderua për prodhim. Fillimisht ishte planifikuar të ndërtohen vetëm nëntë njësi. Megjithatë, marka hoqi dorë nga modeli.