Me 350 mijë njësi të dorëzuara vetëm në vitin 2023, X3 është BMW-ja më e shitur.
Pavarësisht se ishte i disponueshëm që nga viti 2017, ky crossover luksoz rezultoi të jetë më i popullarizuar se ai kryesor i serisë 3.
E me sa duket, një model zëvendësues i X3 është vetëm pak javë larg prezantimit zyrtar.
BMW ka njoftuar se X3 i ri do të vjen me shumë ndryshime të cilat ofrojnë rehati më të madhe dhe teknologji më të avancuar.
Gjithashtu, i planifikuar është edhe një iX3 i ri, dukshëm i ndryshëm nga X3.
Ndryshe, modelet e ardhshme elektrike të BMW-së do të mbështeten nga platforma e shumëpërfolur Neue Klasse.
Ndërkohë, X3 i ardhshëm me benzinë, naftë dhe fuqi hibride plug-in vjen pas disa javësh dhe do të dalë në shitje para fundit të vitit. /Telegrafi/