Kompania bavareze arritën të shesin më shumë se Mercedes-Benz dhe Audi në nëntë muajt e parë të 2023.
Deri në fund të muajit shtator, prodhuesi bavarez kishte shitur më shumë se 1.6 milion vetura në mbarë botën.
Në periudhën janar-shtator, BMW fitoi betejën e markave luksoze gjermane për sa i përket shitjeve globale.
Kështu, në atë interval, prodhuesi bavarez arriti të shesë 1.62 milion vetura në mbarë botën. Kjo do të thotë gjithashtu një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Në vend të dytë është konkurrenti Mercedes-Benz, i cili shiti 1.52 milion vetura deri në fund të shtatorit.
Dhe këtu kemi një rritje prej 2 për qind krahasuar me periudhën janar-shtator 2022.
Në fund, Audi zuri vendin e tretë me 1.38 milion vetura të shitura globalisht në periudhën e përmendur.
Dhe në renditjen e modeleve elektrike, BMW gjithashtu ‘garën’ e veturave gjermane pas nëntë muajve të parë të vitit aktual.
Më saktësisht, bavarezët shitën 217,138 vetura me bateri në tregun botëror. Mercedes-Benz dorëzoi 174,471 vetura elektrike, ndërsa Audi e mbylli periudhën nëntëmujore me 123 mijë automjete të shitura me emetim zero./FrontOnline/