BMW njoftoi më herët se do të prezantojë disa modele të reja në vitet e ardhshme, përfshirë gjeneratën e re të Serisë 5 (në shitje nga 2023).
Kompania njofton se Seria e re 5 do të jetë e disponueshme me motorë benzinë dhe naftë, në një version hibrid plug-in dhe në një version plotësisht elektrik, të gjitha si pjesë e planeve të tyre për të prezantuar më shumë se 20 modele të elektrizuara deri në vitin 2023, transmeton FrontOnline.
Gjithashtu, ata planifikojnë të zvogëlojnë emetimet e CO2 për makinë me të paktën një të tretën deri në vitin 2030.
BMW njoftoi vitin e kaluar se synon të prodhojë më shumë se shtatë milionë automjete të elektrizuara në 10 vitet e ardhshme, dy të tretat e të cilave do të jenë plotësisht elektrike.
Ndërkohë, disa media shkruajnë se marka e re M5 do të jetë e disponueshme në një variant hibrid plug-in.
Pra, hibridi i ri plug-in M5 duhet të kombinojë një motor V8 twin-turbo benzinë dhe elektrik, me një total prej 750 kuaj fuqi dhe 1000 Nm çift rrotullues.
Për më tepër, diapazoni do të përfshijë, ndër të tjera, një variant hibrid plug-in 545e me një motor 3.0 litra me gjashtë cilindra dhe elektrik, me një total prej rreth 500 kuaj fuqi.
Në krye të gamës, megjithatë, do të jetë një version elektrik me rreth 800 kuaj fuqi, që do të thotë se do të jetë më i fuqishëm se M5 i ri./FrontOnline/