Shumë marka kryesore nga fusha të ndryshme po ndjekin politika që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit. Së fundmi, kësaj iniciative i është bashkuar dhe gjigandi i automobilave BMW, i cili njoftoi planin në të cilin po punon për të eliminuar mbetjet plastike të oqeanit.
Kompania planifikon të përdorë pjesë plastike për linjën e makinave elektrike Neue Klasse që do të dalin në treg në vitin 2025. Ajo që është më interesante, më shumë se 30% e lëndëve të para do të vijnë nga materiale të ricikluara, si rrjetat e peshkimit dhe litarët.
Pas përpunimit, do t’i përdorë ato për dekorimin e pjesëve të brendshme dhe të jashtme të automjeteve. Në fakt, BMW do të jetë në gjendje të reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit me 25%. Sipas CEO të BMW, Oliver Zipse, të gjitha modelet e reja do të përdorin materiale të ricikluara deri në vitin 2025.
Duke filluar nga viti 2025, kompania do të përdorë më shumë metale, plastikë dhe dru për të reduktuar gjurmën e karbonit në prodhimin e automjeteve./FrontOnline/