×
  • Lajme
  • Lajme

    “Bloomberg”: Kosova mund të shkojë në zgjedhje – Kurti ka mbetur me pak aleatë

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    Seanca e parë e parlamentit të sapozgjedhur të Kosovës dështoi të martën, duke vonuar kështu formimin e një qeverie të re dhe duke rrezikuar zgjedhjet e parakohshme.

    Kështu raporton media amerikane “Bloomberg”, e cila thekson se partia e Albin Kurtit fitoi 48 nga 120 vendet në zgjedhjet e shkurtit, duke e bërë atë grupin më të madh në Kuvend, megjithëse nuk ka një shumicë. Por seanca inauguruese e ligjvënësve u hodh në kaos dhe më pas u pezullua pasi përfaqësuesit e opozitës thanë se Kurti dhe ministrat e tij nuk kishin dhënë dorëheqjen nga postet e tyre në kohë në përputhje me Kushtetutën.

    “Me refuzimin e opozitës për të miratuar një raport procedural për miratimin e anëtarëve të sapozgjedhur, Kuvendi iu drejtua Presidentes Vjosa Osmani për udhëzime për situatën, një proces që mund të marrë ditë për të përfunduar. Kurti dhe kabineti i tij mbeten në pushtet në një rol kujdestar, megjithëse mund të duhen shpallur zgjedhje të reja nëse nuk del shumica për të formuar një qeveri”, shkroi kjo media.

    Ndërsa partitë në të gjithë spektrin politik shkëmbenin akuza për zhvillimin e paprecedentë, Kurti doli në ofensivë, duke thënë se rivalët e tij po nisnin një “sulm brenda-institucional” kundër tij.

    Zhvillimi nxjerr në pah vështirësitë për kryeministrin tani në detyrë pas përfundimit të mandatit katërvjeçar në pushtet, i pari i një politikani në historinë e Kosovës.

    Megjithatë, “Bloomberg” thotë se brendi i tij i lidershipit pa kompromis e ka lënë atë me pak aleatë në vend, por edhe në Bashkimin Evropian dhe ShBA.

    “Mbështetësit jashtë vendit e kanë akuzuar atë për lëvizje të njëanshme dhe nxitje të tensionit me Serbinë fqinje, e cila refuzon të njohë sovranitetin e Kosovës”, shkroi agjencia e lajmeve “Bloomberg”.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2025
    Behrami e mbështet Krasniqin vendimin për t’i shkuar Kurtit në takim, rendit disa arsye Deputeti i PDK-së, Artan Behrami e ka mbështetur...
    Lajme30 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se është i gatshëm të japë votën për kryetarin e Kuvendit, por...
    Lajme30 Prill 2025
    Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar lotimin e saj për rizgjedhje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka deklaruar se Suedia dhe Finlanda janë bërë objektiva legjitime për sulme bërthamore nga Rusia, pas anëtarësimit të...
    Lajme30 Prill 2025
    Teksa kryetari i Prishtinës Përprim Rama është i ftuar në “Pressing” të T7, atij i ka reaguar ministri në detyrë i Financave,...
    Sport30 Prill 2025
    Trepça është kualifikuar në finalen e madhe të ‘Play-off-it’, pasi mundi Sigal Prishtinën, me rezultat 84-80, të mërkurën në kryeqytet, në ndeshjen...
    Lajme30 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Albin Kurti i ka thënë se “nëse bëhet nuk do t’ia bllokojë projektet”. Rama...
    Lajme30 Prill 2025
    Në Forumin Global të Sigurisë që po mbahet në Katar, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, diplomatëve e ekspertëve të sigurisë, ish-ministri i...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha se Uashingtoni është “gati të nënshkruajë” një marrëveshje për mineralet me Ukrainën. Në një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.