Është mbyllur rruga në drejtimin e Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc. Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga është mbyllur për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet.
Ministria njofton se në këtë rrugë është duke u punuar për vendosjen e urës metalike nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Edhe rruga në drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc është e mbyllur përshkak të dëmtimit të urës nga vërshimet. Ndërsa drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc rruga është mbyllur për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet. Ne këtë segment rrugor është duke u punuar në vendosjen e urës metalike nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Lusim të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë./FrontOnline/