Disa shqiptarë të Banjës së Sijarinës në Medvegjë kanë ngelur të bllokuar për shkak të vërshimeve në këtë pjesë.
Në një nga lagjet e vetme të banuara me shqiptarë në Banjë të Sijarinës në Medvegjë, është shembur ura nga vërshimet që ndodhën si pasojë e reshjeve të vazhdueshme.
Banorët kanë mbetur pa mundësi për të kaluar në anën tjetër të lumit.
Ata apelojnë tek organet përgjegjëse që t’ju dalin në ndihmë, shkruan Medvegja.net.