×
  • Lajme
  • Lajme

    Bllokada në Kuvend, Kadri Veseli në seancën e vitit 2017: Pushtetin merre Albin, boni 61

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Sot, për herë të tetë, Kuvendit i Kosovës ka dështuar të konstituohet, pasi që kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, s’po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme që të marrë këtë pozitë.

    Në votim e sotëm, e njëjta arriti të marrë edhe më pak vota se në seancën e kaluar, duke siguruar vetëm 54 vota për, derisa 44 ishin kundër dhe 3 abstenuan. Kurse, në seancat paraprake, Haxhiu kishte siguruar 57 deputetë.

    Në anën tjetër, partitë e tjera, po kërkojnë nga LVV-ja të propozojë kandidat tjetër ‘’unifikues’’ dhe ‘’jo përçarëse’’ si Haxhiu, në mënyrë që edhe ata të votojnë ‘’Për’’.

    Po ashtu, partitë si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po akuzojnë VV-në dhe liderin e saj, Albin Kurti për bllokadë të institucioneve dhe ‘’pengmarrje të institucioneve’’.

    Por, në të kaluarën, ishte vepruar më ndryshe.

    Më saktë, në vitin 2017, ish-kryetari i kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli, kishte deklaruar në seancë kuvendi, që në momenti që Albin Kurti 61 vota, ky i fundit do të bëhet kryetar Kuvendi.

    ‘’Pushtetin merre Albin, bëji 61, publikisht, kur t’i bon Albin Kurti 61 vota në këtë kuvend, unë jam kryetar i PAN-it, kam me ia nënshkruar me u bë kryetar Kuvendi’’, kishte thënë ai.

    Kjo deklaratë e Veselit ishte bërë pasi që atëherë koalicioni PAN [PDK-AAK, NISMA dhe AKR], kishte dalë fitues nga zgjedhjet e qershorit të atij viti.

    Ndërsa propozimi i këtij koalicioni për kryetar të Kuvendit, e që ishte Kadri Veseli, kundërshtohej nga VV-ja dhe LDK-ja, asokohe.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, që nga qershori i vitit 2023, masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj...
    Lajme29 Maj 2025
    Analisti Agon Maliqi ka thënë se për shkak të masave të BE’së 600 milionë euro projekte janë të suspenduara. Ai ka shtuar...
    Lajme29 Maj 2025
    Rreth 180 pjesëtarë  nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane të Pensilvanisë do të vendosen në Kosovë...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Nga mëngjesi i sotëm, siç ka raportuar në vazhdimësi Klankosova.tv, Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK) në kuadër të Policisë së Kosovës,...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka refuzuar të flasë para gazetarëve, derisa po dilte nga Kuvendi i...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani tha se PDK-ja po pret vendimin e Gjyaktës Kushtetuese në lidhje me formën e...
    Lajme29 Maj 2025
    Ka përfunduar protesta e bizneseve që bllokuan hyrjet e Prishtinës në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë. Mëngjesin e së...
    Lajme29 Maj 2025
    Lidhja e Biznesve të Kosovës e ka quajtur të papranueshme dhe të dëmshme deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili barazoi...
    Lajme29 Maj 2025
    Bizneset po protestojnë në hyrjet kyçe të Prishtinës qysh nga ora 10:00 e deri në ora 12:00, Për këtë, Ministrja në detyrë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.