×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Blinken fillon turneun e 11-të në Lindjen e Mesme, synim armëpushimi i luftës Izrael-Gaza

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken niset sot për turin e tij të 11-të në Lindjen e Mesme që nga nisja e  luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

    Sipas një deklarate të Departamentit të Shtetit, Blinken do të fillojë udhëtimin e tij në Izrael dhe do të takohet me liderë të tjerë rajonalë rreth rëndësisë së përfundimit të luftës dhe “zbutjes së vuajtjeve të popullit palestinez”.

    “Ai do të vazhdojë diskutimet mbi planifikimin e periudhës pas konfliktit dhe do të theksojë nevojën për të hartuar një rrugë të re përpara që u mundëson palestinezëve të rindërtojnë jetën e tyre”, thuhet në deklaratë, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

    Blinken do të diskutojë gjithashtu dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza pasi zyrtarët e lartë amerikanë paralajmëruan se mbështetja ushtarake e Izraelit mund të zvogëlohet nëse nuk lejon më shumë ndihmë.

    Destinacionet e sakta që Blinken do të vizitojë përveç Izraelit nuk u bën të ditura.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur pas arrestimit të tij, ku ka thënë se ndihet krenar që është “rrëmbyer...
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se në selinë e NATO-s në Bruksel, diskutuam mbi detyrat dhe prioritetet me fokus arritjen...
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Më 29 tetor në Shqipëri do të ketë protestë sërish. Kjo u bë e ditur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha,...
    Të tjera
    Lajme21 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ishte i ftuar në emisionin Canapé, ku diskutoi mbi çështjet e komunikacionit dhe kolonave të trafikut në...
    Lajme21 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo sonte ka takuar Kongresistin...
    Sport21 Tetor 2024
    Neymar ka hyrë në fushë për herë të parë që nga një dëmtim i rëndë vitin e kaluar.  Braziliani kishte kaluar 370...
    Lajme21 Tetor 2024
    Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet me të paktën tri automjete të përfshira. Daut Hoxha, zëdhënës...
    Lajme21 Tetor 2024
    Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës,...
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se në selinë e NATO-s në Bruksel, diskutuam mbi detyrat dhe prioritetet me fokus arritjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.