Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA nuk do ta lejojë Nedim Bajramin t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë.
Gazeta e madhe “Blick” raporton se FIFA nuk do t’ia japë lejen yllit të Empolit për t’u paraqitur me kuqezinjtë, shkruan FrontOnline.
Kjo për shkak se Bajrami ka zhvilluar katër ndeshje me Zvicrën U21, andaj ai nuk ka të drejtë ta ndryshojë kombëtaren.
Së shpejti këtë gjë pritet ta sqarojë edhe Federata Shqiptare e Futbollit.
Bajrami ishte ftuar nga Edi Reja për ndeshjet e muajit mars te Shqipëria, por që nuk u aktivizua shkaku i lejes./FrontOnline/