Testet e Turqisë me sistemin rus “S-400” të mbrojtjes ajrore mund të kenë pasoja serioze në marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin, paralajmëroi zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Rath Hoffman.
“Departamenti i Mbrojtjes i SHBA dënon me forcë provën e sistemit S-400 të kryer nga Turqia në 16 Tetor, një provë që u konfirmua sot nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan” tha zëdhënësi.
“Ne jemi kundër testimit të këtij sistemi nga Turqia, i cili mund të ketë pasoja serioze në marrëdhënien tonë të sigurisë” shtoi deklarata.
“Një sistem operativ “S-400” është i papajtueshëm me angazhimet e bëra nga Turqia si një aleat i Shteteve të Bashkuara dhe NATO” tha Hoffman.