Këngëtari i hiteve të shumta, Blero Muharremi, sot feston ditëlindjen.
Për vite të tëra është pjesë e estradës shqiptare.
E këngëtari sot mbushi 44 vite jetë.
Në këtë ditë të veçantë, këngëtari i njohur është përkujdesur që urimin të mos e ndajë për vete.
Në mesnatë, ai e ka ndarë postimin me shoqen e tij, Afërdita Dreshajn.
“Urime na qoftë ditëlindja, shoqja ime e veçantë, njerzit e mirë kanë lindur me 19 korrik”, ka shkruar këngëtari.