Blero ishte i ftuar sonte në emisionin “Vera Verë” në T7, ku ka fol për shumëçka.
Mes tjerash ai foli për planet e tij, derisa interesimi i prezantuesve natyrisht se ishte edhe për të rejat nga jeta e tij private.
Ai u pyet se sa janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar për ndarjen e tij nga Afrona.
Derisa përgjigjja e Bleros ishte se nuk jep koment asgje sa i përket kësaj teme dhe se kërkon mirëkuptim për jetën e tij private.
“Eshtë shumë private, nuk kam koment në atë drejtim”.