×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Shala ka një këshillë për Albin Kurtin

    FrontOnline
    06 Mars 2021

    Analisti politik, Blerim Shala, ka thënë se kryeministri në ardhje, Albin Kurti, duhet të merret njëkohësisht me prioritetet që i ka caktuar për të mos shkaktuar pasoja.

    Ai ka shtuar se ekzistojnë relacione të varshmërisë të drejtpërdrejtë në mes prioriteteve, prandaj edhe s’duhet pritur të përfundojë me njërën për të filluar me tjetrën.

    “Renditja e prioriteteve qeverisëse, sipas kryeministrit në ardhje, është reflektim i ‘nervit popullor’ të prezantuar në hulumtimet e opinionit. Në këto matjet e disponimit dhe interesimeve të qytetarëve të Kosovës, sipas Kurtit, dialogu (me Serbinë), del të jetë prioritet i gjashtë apo i shtatë, teksa ky, në shprehje të vullnetit të tij të mirë për t’i marrë parasysh synimet e Washingtonit dhe Brukselit, e ka avancuar dialogun në disa vende më lartë, duke e ranguar atë në vendin e katërt. Treshi i prioriteteve kryesore të Qeverisjes Kurti përbëhet prej: punësimit, drejtësisë, pandemisë (marrjes me pasojat nga COVID-19)”.

    Ai ka thënë se renditja e tillë e prioriteteve nga qeveria e ardhshme nuk ka dhe nuk mund të ketë relacione të përjashtimit të akëcilit prej tyre.
    “Nuk ka hierarki të prioriteteve e cila shfaqet në atë mënyrë, sipas të së cilës, ta zëmë, nuk mund të kalohet në prioritetin Nr.4, në atë që lidhet me zhvillimin e bisedimeve në Bruksel, pa i përmbushur në plotëni këto tri prioritetet e para të Qeverisjes Kurti, që përkojnë me punësimin, drejtësinë dhe pandeminë”.“Qeveria e ardhshme e Kosovës pra mund dhe duhet të merret njëkohësisht me këto prioritete, të cilat, zatën, janë reflektim jo vetëm i interesimeve të qytetarëve të Kosovës, por po ashtu, janë pasqyrim i përbërjes së Qeverisë së Kosovës (me të gjitha Ministritë që i ka kjo Qeveri)”.

    Shala ka thënë se Qeveria Kurti II do të mund të merret njëkohësisht me përmirësimin e rrethanave politike, ekonomike dhe juridike, për të mundësuar investimet direkte nga jashtë dhe zhvillimin e sektorit privat në Kosovë (të cilat do ta ulin ndjeshëm papunësinë), me fuqizimin e rendit dhe ligjit, por edhe me dialogun në Bruksel dhe avancimin e proceseve të integrimeve euroatlantike, të cilat, sipas tij, janë aktualisht në një status të ngrirjes së plotë, ku hisen më të madhe për këtë gjendje e ka BE-ja dhe jo vetë Kosova.Shala është i mendimit që prioritet urgjent është marrja me pasojat e COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.