×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Isufaj nuk tregon se si ndahen lëndët në Prokurorisë Speciale

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Zëvëndëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Valdet Gashi, në mbledhjen e Këshillit Prokurorial (KPK), kishte thënë se lëndët në këtë Prokurori nuk ndahen me SMIL (Sistemi për Menaximin Informativ të Lëndëve). Por kjo me pas u mohua nga PSRK dhe vetë Këshilli, duke mos sqaruar këtë situatë.

    “Betimi për Drejtësi”, ka tentuar të marrë një përgjigje dhe nga i pari i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Por, kryeprokurori nuk i është përgjigjur as thirrjeve telefonike dhe as kërkesës se dërguar me email.

    Por, çfarë deklaronte Isufaj 7 vite me parë, sa ishte Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, kur SMIL ishte në funksionalizim e sipër.
    “Menaxhimi i lëndëve në mënyrë elektronike i mundëson Këshillit Prokurorial që të realizoj vizionin e tij për një sistem prokurorial efikas, transparent, llogaridhënës dhe i qasshëm për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo vendim dhe të zbatojmë politika adekuate me qëllim të vënies në zbatim të Sistemit Elektronik të Menaxhimit të lëndëve në gjitha Prokuroritë e Kosovës”, shprehej Isufaj.

    Se lëndët ndahen apo jo me SMIL, të vështirë për të konfirmuar një gjë të tillë e kanë edhe disa prokurorë që Betimi për Drejtësi ka pyetur.

    Habibe Salihu, prokurore  speciale refuzon të përgjigjet kur pyetet se a i pranon lëndët përmes sistemit SMIL apo ndarja ju bëhet fizikisht.

    “Nuk është kjo çështje që unë duhet me të dhanë përgjigje mundesh me iu drejtu i këna organet kompetente që mujnë me dhanë, i drejtohet zëdhënësi atje dhe e merrni përgjigjën”, ka thënë ajo.

    Deshta shkurt me iu pyet qysh iu ndahen lëndët në PSRK, iu ndahen përmes SMIL-it, apo i ndanë Kryeprokurori?

    “A mundeni ju lutëm më e-mail këtë pyetje me e bë, të zëdhënësi, a ka mundësi”, ka thënë në anën tjetër prokurori Naim Abazi.

    “Betimi për Drejtësi, ia ka dërguar pyetje edhe përmes e-mailit prokurorit Abazi por nuk ka marrë përgjigje.

    Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL, thotë se mos sqarimi i mjaftueshëm për këtë situatë tregon së KPK nuk e do transparencën.

    “Ashtu siç e kemi cekur edhe më herët, që Këshilli Prokurorial është duke bërë disa përpjekje të vogla për rritjen e transparencës, mirëpo me këto përgjigje dhe me këto arsyetime, të cilat vazhdimisht po i dëgjojmë, na bën të dyshojmë që Këshilli Prokurorial me të vërtetë nuk e do transparencën në publik dhe nuk e do llogaridhënien ndaj publikut”, ka thënë ajo.

    Sipas saj, Këshilli do duhet të tregonte se cilat janë problemet teknike që PSRK po has me sistemin.

    “Normalisht që Këshilli Prokurorial do duhej që të tregonte se cilat janë ato probleme teknike për të cilat kemi rezerva, pasi që siç e përmenda, këto rregullore janë miratuar që që tre-katër vite dhe nuk do të mund të ekzistonte më problemi i çështjes teknike, pasi që çështjet teknike mund të ndodhin që një javë të funksionojnë dhe një ditë të mos funksionojë sistemi dhe të rregullohet menjëherë”, ka thënë tutje Bunjaku. /Betimi per Drejtesi/

    Nga Rubrika
    Lajme01 Prill 2025
    Gjatë muajit prill, pritet të mbahet seanca e parë raportuese për situatën në Kosovë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në raport...
    Lajme01 Prill 2025
    Në media u publikua vetëm një copëz e mesazhit (më të gjatë) replikues të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ndaj Avdullah Hotit,...
    Lajme01 Prill 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova, përmes FSK-së do të jetë mikpritëse e ushtrimit më të madh...
    Të tjera
    Lajme01 Prill 2025
    Presidentja Osmani sot e ka caktuar datën për mbajtjen e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Por çfarë pritet të ndodhë...
    Lajme01 Prill 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u takua me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, ku u...
    Lajme01 Prill 2025
    Një këmbësore është goditur nga një veturë në fshatin Qyshk të Pejës. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë...
    Lajme01 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill. “Presidentja...
    Lajme01 Prill 2025
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i është përgjigjur negativisht ftesës së presidentit Aleksandar Vuçiq lidhur me konsultimet që po...
    Lajme01 Prill 2025
    Punëtori i sigurimit që u plagos gjatë grabitjes së armatosur në Veternik, tashmë është transferuar për në Turqi për trajtim të mëtejmë....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.