Aktori i famshëm shqiptar, Blerim Destani, është shprehur se është pjesë e një seriali në Netflix të titulluar “Truck”, i cili pritet të bëjë xhiron e botës.
Në një intervistë për Shqipëria Live të Top Channel, ai është shprehur se më pas e presin pushimet pas një pune të gjatë dhe të lodhshme në xhirime
“Nuk mendoj se një ditë mund të jetoj në Shqipëri, por nuk i dihet, më shumë jam duke punuar në Amerikë dhe Gjermani”.
“Edhe pse kam fituar një rol në një serial francez, besoj nuk do ta pranoj se ka muaj që s’e kam parë familjen, kam nevojë për një pushim të vogël, pas këtij filmi nuk e di çfarë do të bëj”, ka ylli me origjinë nga Tetova