Ndarja e ecermonisë së çmimeve “Oscar” është përfolur shumë sot në mediat rozë.
Përveç ndarjes së çmimeve janë komentuar edhe veshjet të cilat ata kanë zgjedhur, shkruan lajmi.net.
Por edhe incidentet e shumta që ndodhin gjatë këtij eventi, përmendim këtu shuplakën që Will Smith i dha moderatorit kur ai komentoi qethjen e flokëve të gruas së Smith e cila vuan nga një sëmundje.
Jo vetëm të veshur nga dizenjues shqiptar, por tashmë edhe figura të njohur të showbizit janë bërë pjesë të ceremonisë.
Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti edhe këtë vit ka qenë e pranishme në ndarjen e çmimeve “Oscar” ku ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve me fustanin e zgjedhur.
Ajo kishte veshur një fustan të gjatë të mbushur me gurë shkëlqyes me pjesën e sipërme të hapur që i tregonte gjoksin e saj.
Bleona ka publikuar një foto në llogarinë e saj të “Instagramit” ku duket më në formë se kurrë teksa buzëqesh përballë kamerës.
Rikujtojmë se gjatë ndarjes së çmimeve “Oscar” në vitin 2020 ajo tërhoqi vëmendjen e fansave me fustan glamuroz transparent i cili i tregonte thuajse çdo pjesë të trupit.