Në Shtete e Bashkuara të Amerikës, por edhe në shumë vende tjera të botës ka filluar tashmë shpërndarja e vaksinës kundër virusit COVID-19.
Shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë pasur fatin që ta marrin atë, e së fundmi një proces të tillë e ka kryer edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti.
Këngëtarja e cila prej më shumë se një dekade jeton në Los Angeles, publikoi një fotografi në Instagram, ku shfaqej me uniformën e një infermiereje, e ndërsa në mbishkrimin e saj tregoi për vaksinën që kishte marrë.
Ajo gjithashtu publikoi edhe një imazh të fletë-lëshimit të lëshuar pas marrjes së vaksinës anti-covid, ndërsa u sugjeroi fansave që kanë mundësinë, që ta marrin sa më shpejt atë.
“Sapo jam vaksinuar dhe i rekomandoj me forcë kujtdo që është në gjendje të marrë vaksinë COVID -19 për t’u marrë parasysh. Është koha për të dalë në krye të virusit dhe për ta mposhtur atë një herë e përgjithmonë. PS: Kjo fotografi është nga filmi që kam xhiruar muajin e kaluar – nuk ka dalë akoma, por desha të tregojë mirënjohjen time për punëtorët e frontit të parë – heronjtë tanë të vërtetë! Shërbimi juaj vetëmohues ndaj komunitetit më të madh po na ndihmon të gjithëve të kalojmë këto periudha të vështira. Ju keni mbështetjen time dhe vlerësimin e përzemërt për gjithçka që bëni”, ka shkruar Qereti në Instagram.
Nga pamjet, shihet se këngëtarja ka marrë vaksinën anti-covid të kompanisë “Moderna”.
Bleona përndryshe vazhdon të qëndrojë në Los Angeles e angazhuar në disa projekte, gjersa duket se prioritet për të për momentin është kinematografia.