Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Blendi Idrizi ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin gjerman, Schalke 04.
Idrizi me skuadrën nga Gelsenkirchen do të mbetet në klub edhe për dy vjet të tjera, shkruan FrontOnline.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman përmes një komunikate të lëshuar për media.
Idrizi u shpreh i lumtur me kontratën e re me Schalken duke thënë se është mirënjohës ndaj klubit të tij.
“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës të gjithëve në Schalke që ata ma kanë dhënë këtë besim dhe unë do të bëj gjithçka që mundem për ta shlyer atë me shfaqje të mira”, ka deklaruar Idrizi për faqen zyrtare të klubit.
Blendi Idrizi ishte i përfshirë në Kombëtaren A të Kosovës për ndeshjet miqësore të muajit qershor duke bërë paraqitje mbresëlënëse për futbolldashësit kosovar.
Ndryshe, Schalke 04 edicionin e kaluar nuk mbijetoi në Bundesliga dhe edicionin e ardhshëm luan në kategorinë e dytë të futbollit gjerman./FrontOnline/