Për’puthen është emisioni i dashurisë i mbushur përplot me ngjarje dinamike.
Përvec ditëve të javës ku konkurrentët zhvillojnë takimet mes tyre e në studio debatet e shumta, Për’puthen nuk mungon as cdo të shtunë me formatin Prime.
Si cdo të shtunë tjetër edhe këtë javë nuk munguan historitë e dhimbshme nga konkurrentët e emisionit.
Është Bledi ai i cili ka përlotur të gjithë me historinë e tij madje edhe Borën.
Bledi tregoi se nëna tij ka vuajtur nga kanceri në mitër, mirëpo teksa tregonte ai nuk u përmbajt dhe shpërtheu në lot.
Pas tij ishte edhe Bora bashkë me disa konkurrentë tjerë të cilët po ashtu nuk i mbajtën lotët.
Ndryshe, Bledi javën e kaluar kishte një debat të ashpër me Mikelën.