Luizi, Kiara dhe Bledi janë të nominuarit e kësaj jave, dhe sonte eliminohet njëri nga të tre.
Ditën e sotme, tre banorët janë vënë para banorëve të tjerë për t’u përgjigjur në pyetjet e tyre.
Një nga pyetjet ishte edhe se çfarë do të ndodhte nëse është Luizi ai që sonte eliminohet nga shtëpia e famshme.
Bledi ishte ai i cili ka habitur me mendimin e tij.
Sipas tij nëse Luizi largohet, shtëpia do të binte në një qetësi dhe do të dukej si një “agjenci funeralesh”.
“Nëse del Luizi shtëpia do të humbasë një pjesë madhore të identitet të saj, do të ketë mungesë energjie, të keqe dhe të mirë se Luizi i mëshiron të dyja, do të kthehet të paktën për një javë, jo se ia bëjë qejfin por do të duket si një agjenci funeralesh ku nuk do të dëgjohet asnjë lloj zhurme”, u shpreh Bledi.