Mbrëmë u diskutua debati i Luizit dhe Kiarës, pasi këngëtari u mërzit që moderatorja nuk kaloi këngë me të, por me Oltën, në natën e fundit në shtëpi.
Zhaklina sërish u mundua ta nxjerrte keq Luizin, duke e komentuar fëshkëllimen e tij ndaj Kiarës.
Ashpër i ka reaguar Bledi opinionistes, i cili i doli në krah Luizit.
Sipas tij, Luizi e dashuron dhe dëshiron të kalojë kohë me të, e cila sipas tij kishte arritur deri këtu falë tij.
“Ai djalë aty, u kujdes gjithmonë për të dhe e solli atë këtu ku është. Kiara po të mos ishte Luizi do të ishte tani duke punuar si kamariere në Lushnjë duke e parë atë nga televizori”, tha Bledi i ashpër ndaj opinionistes.