×
  • Ekonomi
  • Artikull i Sponsoruar

    BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë

    FrontOnline
    09 Janar 2025

    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër – Kredinë për Ekonominë Qarkore, e cila është e para dhe e vetmja kredi e këtij lloji në Kosovë. Qëllimi kryesor i kësaj kredie është të ofrojë zgjidhje për klientët e biznesit për të optimizuar operacionet dhe proceset e tyre, për të minimizuar ose eliminuar gjenerimin e mbetjeve, si dhe për të optimizuar resurset në mënyrë efikase, njëkohësisht duke rritur ndikimin pozitiv në mjedis i cili sjell përfitime të rëndësishme ekonomike dhe ndihmon bizneset të pozicionohen më mirë në tregjet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

    Ky produkt inovativ i financimit është projektuar për të mbështetur bizneset, veçanërisht ato prodhuese, në tranzicionin e tyre nga modeli linear në atë qarkor, duke promovuar praktika të qëndrueshme dhe duke rritur produktivitetin dhe efikasitetin e operacioneve të tyre.

    Në përgjithësi, Ekonomia Qarkore është një model ekonomik inovativ ku produktet dhe materialet mbahen në qarkullim përmes proceseve si mirëmbajtja, ripërdorimi, rinovimi, riprodhimi, riciklimi dhe kompostimi, me qëllim eliminimin e mbetjeve dhe ruajtjen e resurseve.

    Kredia për Ekonominë Qarkore ofron mundësi fleksibile dhe konkurruese, të përshtatura sipas nevojave dhe kërkesave të secilit biznes, duke i mundësuar atyre të investojnë në teknologji, procese, iniciativa dhe infrastrukturë të qëndrueshme. Përfitimet kryesore të kësaj kredie përfshijnë:

    • Financim për një gamë të gjerë iniciativash të Ekonomisë Qarkore në sektorin e prodhimit, si eko-dizajni i produkteve, reduktimi i mbetjeve, ripërdorimi, rinovimi, riciklimi, zgjatja e ciklit të jetës së produktit, si dhe optimizimi i konsumit të resurseve përmes teknologjive të avancuara dhe mjeteve IT.
    • Qasje në resurse për të ndihmuar bizneset të zbatojnë strategji të Ekonomisë Qarkore në mënyrë efektive.
    • Norma interesi konkurruese dhe kushte të favorshme, etj.

    Duke zgjedhur Kredinë për Ekonominë Qarkore, bizneset mund të përfitojnë nga mundësitë e shumta për të nxitur rritjen e qëndrueshme të operacioneve dhe të krijojnë ndryshime pozitive, duke krijuar bashkëpunime të reja me partnerë  të rëndësishëm brenda tregjeve lokale dhe rajonale.

    Për më shumë informacione rreth Kredisë për Ekonominë Qarkore dhe përfitimeve që ajo ofron për biznesin tuaj, ju lutemi vizitoni linkun në vijim: Kredi për Ekonominë Qarkore – Banka Kombëtare Tregtare

    Nga Rubrika
    Ekonomi04 Prill 2025
    Pas rënies së madhe të eksportit drejt SHBA-së vitin e kaluar, Kosova prej dje do të përballet edhe me tarifën prej 10%...
    Ekonomi03 Prill 2025
    Në vitin 2021, Kosova kishte eksportuar 131 milionë euro mallra në SHBA. Shumica prej tyre ishin dyshekë, jorganë e jastëkë. Vitin e...
    Ekonomi29 Mars 2025
    Rritja e çmimit të rrymës në Kosovë për 15 për qind – siç ka paralajmëruar Zyra e Rregullatorit të Energjisë- do të...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani, i njohur si komandant “Plaki”. Bëhet e ditur se varrimi i të...
    Lajme05 Prill 2025
    Qytetarët janë mbledhur në sheshin ‘‘Skënderbe’’ për protestën që është thirrur kundër shtrenjtimit të rrymës. Pjesëmarrësit shihen të mbajnë pankarta me mbishkrime...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kina ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj, tha Ministria e...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Organizatat e majta thonë se më shumë se 500,000 njerëz pritet të dalin në rrugë për të protestuar në Uashington DC, Florida...
    Lajme05 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës ne lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike....
    Lajme05 Prill 2025
    KFOR ka njoftuar se policia ushtarake kanë kryer stërvitje me armë në Kampin Bondsteel. Nga KFOR është thënë se ushtarët që janë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.