×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BKS-ja sivjet ka mbështetur projektin “Siguria në rrugë”

    FrontOnline
    25 Prill 2023

    Byroja Kosovare e Sigurimit këtë vit ka mbështetur projektin “Siguria në rrugë” i zhvilluar nga kolegji Tempulli, por edhe Institucione tjera të rëndësishme

    Në edicionin e sivjetmë, përgjatë muajit mars dhe prill janë vizituar mbi 40 shkolla të mesme në 25 komuna të Kosovës, përkatësisht mbi 300 paralele me maturantë. Kjo moshë është kategoria kryesore e ngasjes së biçikletave dhe trotineteve elektrikë dhe shumica prej tyre janë në proces të aftësimit për kursin për drejtimin e mjeteve motorike.

    Nxënësit fitues nga mbarë vendi do të ftohen në Prishtinë në takimet tradicionale komunale në javën  e tretë të muajit Maj 2023, ku do të zhvillohen garat finale republikane biçikleta sikurse viteve tjera. Me këto aktivitete tash e dhjetë vite përveç që kemi mbajtur gjallë vigjilencën e nxënësve për një siguri më të madhe në rrugë, kemi arritur të plotësojmë edhe boshllëkun dhe mungesën në kurrikulën kombëtare sa i përket temave/moduleve për edukatën dhe kulturën në trafik.

    Aktivitetet e zhvilluara këtë vit në kuadër të projektit kombëtar “Siguria në rrugë” kanë dhënë fryte për sa i përket edukimit dhe vetëdijesimit të nxënësve për sigurinë në rrugë.

    Përveç kësaj kanë ndihmuar edhe në identifikimin e njohurive të nxënësve në njohjen e rregullave dhe shenjave të trafikut, ku si rezultat i aktiviteteve në fjalë deri më tani janë realizuar:

    40 vizita në shkolla të mesme të larta;

    Mbi 300 paralele të vizituara;

    Mbi 5 paraqitje mediale për aktivitetin e sivjetme;

    5000 teste në lidhje me njohuritë e maturantëve për shenjat e trafikut;

    5000 pyetësorë;

    1 sesion i ligjëratave online për njohuritë për shenjat dhe rregullat e trafikut.

    Këto aktivitete të sivjetme janë kontribut konkret në planin e veprimit të përbashkët në rritjen e sigurisë në rrugë si kërkesë e Planit global për Dekadën e veprimit 2021-2030 të Organizatës të Kombeve të Bashkuara.

    Të pranishëm në realizimin e aktiviteteve të Edicionit të tetë të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë-2023” ishin, Profesor Muhamed Krasniqi nga Tempulli, Sami Mazreku nga Byroja Kosovare e Sigurimit, N/Kolonel Jeton Rexhepi, N/Kolonel Afrim Ahmeti dhe zyrtar tjerë nga Policia e Kosovës, Drejtor Nezir Gashi nga DKKSKRR,  përfaqësues të MASHTI, Komuna e Prishtinës, AMRKS, studentët dhe stafi i Tempullit./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të izoluara bore në disa...
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Një aksident automobilistik në verilindje të Gjermanisë ka shkaktuar dy viktima dhe ka lënë katër persona të lënduar rëndë, sipas njoftimeve nga...
    Vip11 Janar 2025
    Gjatë qëndrimit të tij në ‘Big Brother VIP Kosova’ Gjesti kishte rrëfyer për vështirësitë në jetën e tij. Nga varfëria e deri...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Vip11 Janar 2025
    Drenusha ka befasuar me një teori gjatë bisedës që e ka pasur me Vullnetin. Ajo i tha Vullnetit se po të qëndronte...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.