Drejtoria e Inspekcionit ka zhvilluar sot disa inspektime në biznese të ndryshme në Prishtinë.
Inspektimi është bërë për të shikuar nga afër se sa po respektohen masat e ndërmarra nga institucionet e vendit lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19.
Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri tha se bizneset po respektohen lidhur me zbatimin e masave si: Vendosja e maskës, distance dhe dezinfektuesit.