Bitcoin iu ka afruar shifrës 100 mijë dollarë. Kjo pasi investitorët po thonë se qasja më miqësore rregullatore e SHBA ndaj kriptomonedhave nën presidentin e sapozgjedhur Donald Trump, do të nxisë një epokë bumi për kriptovaluta.
Çmimi i Bitcoin arritën në 98,000 dollarë për herë të parë në Azi, duke prekur një nivel të lartë prej mbi 97,998 dollarë.
Çmimi i kriptomonedhës është më shumë se dyfishuar këtë vit dhe është rritur rreth 40 për qind në dy javët, që kur Trump u votua si presidenti i ardhshëm i SHBA-së dhe një mori ligjvënësish pro-kriptos u zgjodhën në Kongres.