×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Vendimi i kushtetueses serbe për Demirin, legjitimon praktikën sistematike diskriminuese ndaj shqiptarëve

    FrontOnline
    20 Nëntor 2024

    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që ka për cak shqiptarët. Ai vendim cenon të drejtat themelore të njeriut, dëshmon pse shqiptarët nuk i besojnë sistemit dhe ngurrojnë të nisin proceset gjyqësore”.

    Kështu është shprehur Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në Serbi e cila ia refuzoi ankesën biznesmenit Safet Demiri për kthimin e adresës në Serbi.

    Bislimi publikoi edhe disa citate nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, duke thënë se ato “janë shembulli i përsosur se si gërryhen të drejtat e shqiptarëve, përmes interpretimeve të padrejta dhe diskriminuese, të cilat dëshmojnë mungesën e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave të pakicave në Serbi”.

    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, njoftoi gjatë ditës së sotme se qytetarit Safet Demiri nga Medvegja i është refuzuar ankesa për kthimin e adresës nga ana e Gjykatës Kushtetuese në Serbi.

    “Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës”, shkroi ajo, teksa vendimin e quajti “antikushtetues” dhe tha se “Gjykata Kushtetuese në Serbi po punon në dekurajimin e shqiptarëve për drejtësi dhe barazi”.

    “Safet Demiri është shembulli më i mirë i diskriminimit që po ua bënë shqiptarëve Serbia, e në të njëjtën kohë edhe shembull se si nuk duhet të dorëzohemi. Andaj, kur Serbia, nëpërmjet organit të saj më të lartë të drejtësisë po vazhdon avazin e vjetër, shqiptarëve të Luginës u mbetet që drejtësinë ta kërkojnë në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë. Nga atje do ta mundim diskriminimin e Serbisë dhe po atje do të vendosim drejtësinë”, potencoi Sinani.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova është shprehur se kualiteti i...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Në gjykimin ndaj Andi Pajzitit, i akuzuar për rastin e vrasjes se 2023-ës në lokalin “Bon Vivant”, të mërkurën janë dëgjuar dy...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, raporton "Front Online". Sipas fotografive të dërguara në adresën e...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka sekuestruar ka gjetur dhe sekuestruar uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake në pronën e një personi në kërkim...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se 288 mijë qytetarë jetojnë me 5 euro në dit ëku përfshihen të gjitha shpenzimet. Ai...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kuvendi i Republikës së Kosovës, nesër do i mbajë dy seanca. E para do të jetë fjalimi vjetor i Presidentës së shtetit,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një reagim të saj publik thotë se sot e shënuan me shumë aktivitete Ditën Ndërkombëtare për...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Prishtinë-Në fjalën përfundimtare ndaj të akuzuarit për terrorizëm, Nehrudin Skenderi prokurori special, Bekim Kodraliu kërkoi që të njëjtit t’i sekuestrohen paratë që...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka dërguar një letër-porosi sekretarit të përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushit, i cili e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.