Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka njoftuar se nesër do të zhvillojë një takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në konferncën për media pas mbledhjes së qeverisë, ai tutje tha se Lajçaku është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve.
“Emisari Lajçak është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve. Nuk e di kur do të jetë ai takim. Unë nesër do ta takojë Lajçakun dhe pastaj do të mund të dakordohemi se si ecët më tutje”, tha Bislimi.