Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur se sot në Beograd do të votohet me propozim të palës serbe që UNMIK-u përfundimisht të largohet nga përfaqësimi në CEFTA.
Bislimi tha se këtë e sheh si një zhvillim shumë pozitiv, sipas tij, sidomos meqë bëhet në Beograd, diçka që siç tha ai, s’ka ndodhur për shumë vite.
“Ndërkaq, sot në Beograd do të votohet me propozim të palës serbe që UNMIK-u përfundimisht të largohet nga përfaqësimi në CEFTA”.
“Unë e shoh këtë si një zhvillim shumë pozitiv, sidomos meqë bëhet në Beograd, diçka që nuk ka ndodhur për shumë vite”, u shpreh tutje Bislimi.