×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Raporti i Progresit dëshmon se po ecim me hapa të shpejtë drejt rritjes ekonomike dhe përafrimit me BE-në

    FrontOnline
    02 Nëntor 2024

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi thotë se Raporti i sivjetmë i Progresit dëshmon “rritjen ekonomike” dhe “progresin e Kosovës”.

    Ai shkroi në Facebook se ky raport “rikonfirmoi zhvillimin ekonomik”.

    “Raporti për Vendin 2024 si dëshmi e radhës e rritjes ekonomike dhe progresit të Kosovës. Raporti vjetor për vendin i hartuar nga Komisioni Evropian, rikonfirmoi zhvillimin ekonomik që po njeh vendi dhe indikatorët pozitiv makroekonomikë përgjatë qeverisjes sonë. Në kapitullin 2.3 të raportit ku flitet për zhvillimin ekonomik dhe konkurrueshmërinë, theksohet rritja ekonomike, rritja e punësimit, rritja e të hyrave buxhetore, rritja e investimeve të huaja direkte, ulja e papunësisë, forcimi i stabilitetit makroekonomik, përmirësimi i raportit eksport-import, ulja e inflacionit, ulja e borxhit publik, zvogëlimi i informalitetit”, shkroi Bislimi.

    Ai tha se në raport “përmendet mbështetja e Qeverisë ndaj qytetarëve dhe politikat gjithëpërfshirëse veçanërisht në subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për rreth 200.000 amvisëri” dhe se “përgëzohet Kosova për konsolidimin fiskal, përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe zgjerimin e sektorit bankar”.

    “Blloku i kritereve ekonomike është një prej më kryesoreve të procesit të integrimit evropian, dhe Kosova po tregon se po ecën me hapa të shpejtë drejt rritjes ekonomike dhe përafrimit me Bashkimin Evropian. Ka ende shumë punë për të bërë, por gjatë qeverisjes tonë po dëshmojmë maturi në dizajnimin e politikave ekonomike dhe drejtimin e vendit kah një trajektore e drejtë dhe e qëndrueshme e rritjes dhe zgjerimit të kapaciteteve të Kosovës”, shkroi Bislimi.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Nëntor 2024
    Në 35-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, një delegacion i Partisë Demokratike të Kosovës bëri homazhe te...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, ka njoftuar se Egzon Kelmendi do të jetë pjesë e listës së Aleancës si...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, në akademinë përkujtimore në 35-vjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, para të pranishmëve ka thënë...
    Të tjera
    Vip02 Nëntor 2024
    Rezarti dhe Drenusha janë duke qëndruar më shumë së bashku. Rezi madje pati një kërkesë për Drenushën. “Drenusha, mos ma hiq dorën...
    Vip02 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara ka thënë se janë dy persona që pëlqen shumë brenda shtëpisë. Kështu u përgjigj...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, vizitoi Pejën ku u takua me figura të rëndësishme lokale dhe theksoi rëndësinë e...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, u takua edhe me ish-ministren e Drejtësisë së Shqipërisë Etilda Gjonaj,...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Në zonat me shumicë serbe në Kosovë, flamujt shtetërorë të Serbisë janë ulur në gjysmështizë për Ditën e zisë të shpallur nga...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka takuar bashkatdhetarë në Treviso të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.