Ish ministri i Financave, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka thënë se projektligji për Pakon për rimëkëmbje ekonomike faktikisht nuk është rimëkëmbje.
Sipas tij, ky projektligj vetëm na tregon se çka është pandemia e jo cka është rimëkëmbja.
“Nuk ka asnjë element brenda që ne mendojmë që do ta ndihmonte ekonominë me u ngjall dhe këtë e din edhe Qeveria. Qeveria e din që në momentit e aprovimit të këtij ligji dalin në shesh mangësitë e tij dhe duken qartazi që ky ekip i akademikëve të ekonomisë ka kriju një ligj të pavlerë”, ka thënë ai në DebatPlus./FrontOnline/