Ish-ministri i Financave nga radhët e LVV-së, Besnik Bislimi ka folur për tërheqjen e 10% të parave të Trustit, duke thënë se qytetarët do të përfitonin shumë pak.
“Rimëkëmbja ekonomike është rimëkëmbje e prodhimit. Nuk mund ta zgjidhësh këtë problem duke ua mundësuar disa personave të tërheqin 200 milionë euro. Në Kosovë prej se ekzistojnë statistikat para “cash” kurrë nuk ka pasur më shumë se që ka sot. Pyetni bankat, depozitat asnjëherë nuk kanë qenë mbi 4 miliardë euro sa janë tash. Problemi është se njerëzit kanë frikë t’i fusin paratë në qarkullim”, deklaroi ai në “Debat Plus”.
“Nëse tash njerëzve iu jep para ata vetëm do t’i rrisin kursimet. Prej këtyre 200 milionë eurove shumica e tyre shkojnë të njerëzit që kanë pagën e madhe”, tha më tej Bislimi në RTV Dukagjini.
Bislimi thotë se shteti me buxhetin e vet duhet të synojë ta rrisë ekonominë e jo me paratë e qytetarëve që i marrin nga Trusti./FrontOnline/