×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Në gatishmëri për përmbushjen e standardeve të BE-së për anëtarësim

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Poloni, ka vijuar me një takim të përbashkët me deputetë të Parlamentit të Polonisë, anëtarë të grupit parlamentar Poloni-Ballkan. Pjesëmarrës ishin kryesuesi i këtij grupi parlamentar Tomasz Glogowski, zëvendëskryesuesi Szymon Szynkowski Vel Sek, dhe anëtari Krzysztof Sobolewski.

    Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit,theksohet se zëvendëskryeministri Bislimi ka shprehur vullnetin e gatishmërinë e qeverisë për thellim të marrëdhënieve me Poloninë, veçanërisht në rrafshin ekonomik dhe zgjerimin e potencialit të bashkëpunimit dhe investimeve.

    “Ai përmendi dhe rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit në fusha si shkëmbimi tregtë ar, siguria e mbrojtja dhe kultura. Më tej, shtoi synimet e Kosovës në lidhje me anëtarësimin në BE, NATO dhe Këshill të Evropës, si objektiva të rëndësishme dhe kontribuese në avancimin e zhvillimin e vendit”, tBhuhet në njoftim.

    Bislimi mes tjerash ka folur edhe për procesin e anëtarësimit në BE, duhe bërë me dije se institucionet e Kosovës qëndrojnë në gatishmëri për përmbushjen e standardeve.

    “Veçanërisht në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, theksoi aplikimin e Kosovës të dhjetorit të vitit 2022 dhe nevojën për hapa të rëndësishëm përpara, me pranimin e pyetësorit, vlerësimin në baza meritokracie, dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, për çka institucionet tona qëndrojnë në gatishmëri të plotë për përmbushjen e afateve dhe standardeve të vendosura nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatë.

    Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, deputetët polakë kanë shfaqur perspektivën për marrëdhënie më të fuqishme me Kosovën.

    “Kryesuesi i Grupit Parlamentar Poloni-Ballkan, Tomasz Glogowski, shprehu rëndësinë e partneritetit mes Kosovës dhe Polonisë, ndërsa nënkryetari Szymon Szynkowski Vel Sek, teksa rikujtoi vizitën e tij në Kosovë në vitin 2022 dhe takimin me zëvendëskryeministrin Bislimi, theksoi sesa kanë avancuar vitet e fundit marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe rrugën përpara në thellimin e tyre”, vijon njoftimi.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se miratimi i buxhetit të katërt të kësaj qeverie është dëshmi se kur qytetarët flasin...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ish-koloneli Rrahman Sylejmani, pas gjetjes së armëve para dy ditësh në veri të vendit të cilat lidhen me sulmin në Banjskë, ka...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vënia në rrezik dhe luajtja bixhoz me aleancat e cenon mbrojtjen e Republikës së...
    Të tjera
    Sport21 Nëntor 2024
    Pas dëmtimit të rëndë të Dani Carvajal, i cili do të mungojë deri në fund të këtij sezoni, Los Blancos besohej se...
    Vip21 Nëntor 2024
    Edi ka shprehur vetëbesim të plotë për veten e tij sidomos në raport me femrat. Ai e bëri veten shumë superior krahas...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Francës. Haradinaj tha se...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, deklaron se buxheti i miratuar sot për vitin 2025 është bërë pa marrë parasysh amendamentet e opozitës....
    Sport21 Nëntor 2024
    Thashethemeve të shumta rreth të ardhmes së Pep Guardiolës i erdhi fundi. Tashmë edhe zyrtarisht, spanjolli do të vazhdojë me klubin nga...
    Lajme21 Nëntor 2024
    I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Paris ka takuar ministrin e Deleguar për Evropë, Benjamin Haddad,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.