×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bislimi: Hoti nuk e ka trurin për rimëkëmbje ekonomike

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi po e quan pa substancë dhe zero Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike të Qeverisë Hoti. Sipas tij, kreu i ekzekutivit i ka të gjitha mundësitë për ta bërë rimëkëmbjen ekonomike, por vetëm trurin nuk e ka.

    Bislimi, sqaron edhe idenë e tij se cila do të ishte rimëkëmbja e duhur ekonomike që do rriste kërkesën agregate në vend.

    “Ligji, veç rimëkëmbje nuk është, a buxheti e ka rimëkëmbjen brenda. Do të thotë Avdullah Hoti i ka të gjitha mekanizmat, të gjitha mundësitë, veç nuk e ka trurin. Projektligji për rimëkëmbje nuk ia jep atë. Avdullah Hoti, bindja ime e fortë është, se e dinë që ky projektligj është zero dhe ai nuk ka interes ta kalojë. Në atë moment që ligji do të kalojë qytetarët do të kuptonin që nuk ka substancë dhe s’ka njerëz prapa që munden me shty përpara”, thotë Bislimi.

    Ai thotë se ideja e tyre për marrjen e një kredie prej 900 euro të qytetarëve do të ishte e duhura, pasi kthimi, pa kamatë do të ishte vetëm 16 euro në muaj.

    “Propozimi që kemi nxjerr ne ka qenë shumë i qartë. Të gjithë ata që kanë nevojë për me shtu kërkesën agregate këtë moment kanë mundësi me sistemin banka dhe me marrë kredi deri në dyfishin e pagës mesatare. Shuma mujore e kthimin kish me qenë 16 euro dhe norma interesi zero. Sa është përqindja e familje në Kosovë që nuk munden me i rikthyer 16 euro në muaj. Në qoftë se ka familje që nuk kanë asnjë të ardhur, rrjedhimisht e kanë të pamundur me i rikthyer 16 euro, këto familje përfitojnë shumë më shumë se me marrë kredi. Pasi këto futen në sistemin për çdo muaj i marrin ka 130 euro. Ju mundeni me marrë njëherë 900 euro, por familjet që nuk kanë të punësuar marrin çdo muaj ka 130 euro dhe nuk kanë me i kthyer asnjë cent sepse është ndihmë sociale. Do thotë nuk është ide parciale, por është ide e përgjithshme që e përshinë çdo element të shoqërisë. Është pak zhgënjyese se si njerëz të nivelet të Shpend Ahmetit me zero minuta analizim dalin dhe japin kundër recetë”, u shpreh ai.

    Si ish-ministër i Financave, Bislimi komenton edhe vjedhjen e dy milionë eurove nga thesari i shtetit muajin e kaluar.

    “Është fakt që ministri i Financave nuk merret me transaksionet e thesarit, janë mekanizmat përcjellës. Por përgjegjësinë morale e ka, nëse ministri i Financave është i vetëdijshëm për këtë, jep dorëheqje, pastaj hapen rrugët me kërku përgjegjësi nga secili person. Për hajni brenda shtëpisë duhet me u përgjigj i zoti i shtëpisë. Këta filluan me delegu përgjegjësinë tek njerëzit tjerë, ata kanë përgjegjësi materiale, përgjegjësinë morale e ka qeveria”, thotë ai.

    Projektligji për rimëkëmbje ekonomike është votuar në parim muajin tetor, ndërsa koalicioni qeverisës po dështon të sigurojë votat për ta miratuar në lexim të dytë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.