×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biserko: Rinia në Serbi e di që Kosova është e pavarur – Vuçiqi deshi të shpallte gjendje të jashtëzakonshme

    FrontOnline
    05 Prill 2025

    Në protestat masive që po mbahen prej nëntorit të vitit të kaluar e këndej, kundër regjimit të Alleksandar Vuçiqit në Serbi, shihet shpesh edhe një flamur me hartën e Republikës së Kosovës, e me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

    Ndërkohë, pjesëtarë të njësive paramilitare siç është famëkeqja “Beretat e Kuqe”, e cila është përgjegjëse për krime kundër njerëzimit e krime lufte edhe në Kosovë, janë shfaqur këto ditë mu para zyrës së presidentit në Beograd, me idenë që ta mbrojnë atë dhe mbështetësit e tij.

    Madje ata janë treguar të dhunshëm ndaj taborit tjetër, ku përfshihen studentët dhe opozita.

    Por, jo pak veteranë të ushtrisë e njësive tjera paraushtarake serbe, që ishin aktiv gjatë luftës në Kosovë, dolën në mbrojtje të atyre që po protestojnë.

    Udhëheqësja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, thotë se gjeneratat e reja që po protestojnë kundër pushtetit 13 vjeçar të Vuçiqit, dhe sistemit mafioz-korruptiv që ai, sipas tyre, e ka në krye Vuçiqin, kanë bërë që ky i fundit dhe pushteti i tij të delegjitimohet i tëri.

    “Sepse shumica në Serbi kanë qenë e mendimit se këto gjeneratat e reja nuk janë të interesuara për politikën dhe se presin të përfundojnë studimet dhe të shkojnë jashtë vendit. Këtë që ata e thonë për Kosovën, është diçka me të cilin ata janë rritur. Kjo është propagandë që dominon në formimin e këtyre të rinjve”, tha Biserko për Klan Kosova.

    Ajo thotë se rinia por edhe shumë qytetarë tjerë në Serbi tashmë e kuptojnë plotësisht se Kosova është shtet i pavarur.

    “Me rëndësi të themi se shumica e qytetarëve në Serbi kanë njëlloj raporti me Vladimir Putinin dhe Rusinë, në të njëjtën kohë ata shkojnë në Perëndim. Kjo është situatë goxha shumë skizofrenike. Edhe rinia e dinë që Kosova në fakt nuk është Serbi. Por në mesin e tyre ka edhe njerëz që janë me orientim djathtist dhe grupe djathtiste. Por kjo nuk është që dominon në këto protesta”, u shpreh më tej ajo.

    Por, Biserko thotë se ndryshimi i madh në Serbi në lidhje me ndryshimin e qasjes karshi Kosovës është i zorshëm. Kjo për faktin se shoqëria në këtë shtet është e mbushur me propagandë qysh prej kohës së Sllobodan Millosheviqit.

    “Tani ky është një proces që do ta shohim se si do të shkojë. Askund nuk kalon lehtë, dhe nuk pritet të jep përgjigje në të gjitha çështjet që Serbia duhet të përballet. Duhet që të shikohet në pasqyrë, në mënyrë që ata ta kuptojnë gjithë atë që ka ndodhur në 40 vitet e fundit, dhe çfarë ndikimi ka pasur në rajon”, tha Biserko.

    Në fakt, pushteti aktual nuk e ka ndërmend të ndryshojë mendësi për Kosovën dhe jo vetëm. Vuciq dhe tjerët në Beorgad vazhdojnë të mendojnë për luftëra dhe janë duke u përgatitur për to.

    Serbia para disa ditësh nënshkroi ujdi për bashkëpunim ushtarak me Hungarinë, shtet ky anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

    Kjo shihet si kundërpërgjigje që Beogradi e ka ndaj Memorandumit për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë që e bënë Kosova, Shqipëria e Kroacia, në Tiranë.

    “Po kjo është përgjigje ndaj asaj që u nënshkrua. Vuçiqi dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kanë raporte të afërta. Këtu hyn dhe Dodiku. Por unë mendoj se në linjën politike, Dodiku politikisht është i vdekur, së shpejti kështu do të jetë edhe vetë Vuçiqi, sepse qysh po reagon ai ndaj protestave e të tjera gjërave, kjo vetëm nxit reagime tjera të studentëve. Ai është plotësisht i de legjitimuar, shoqëria është në teh, dhe asgjë nuk po funksionon”, potencoi Sonja Biserko në intervistën për Klanin.

    Në fakt, Vuciqi dhe pushteti i tij, anise kanë mohuar, janë akuzuar se gjatë protestave kundër tij, përdorën armë unike ilegale për të dëmtuar studentët dhe opozitën. Një ndër to ishte topi më zë, që pretendohet se u aktivizua më 15 mars, në marshin më të madh kundërshtues ndaj qeverisjes me shtetin ndonjëherë në Serbi

    Biserko beson që Vuçiqi kishte një plan të errët ndaj atyre që po protestojnë kundër tij.

    “15 marsi ka qenë një lloj datë kritike, marrë parasysh ajo që ka ndodhur e që do të mund të ndodhte. Për shkak se Vuçiqi atë ditë e pati të përgatitur skenarin që do të duhej të prodhonte konflikt që do t’i mundësonte atij që të shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Por që kjo nuk u bë realitet”, tha Biserko.

    Arsyeja pse Serbia ka hyrë në këtë periudhë të trazirave e tensioneve është se më 1 nëntor 2024, ra streha prej betoni në Stacionin e Trenit në Novi Sad, që mbyti 16 persona.

    Pushteti tha se në strehën që ra, nuk ishin zhvilluar punime ndër vite, por ekspertë të fushës dhe nga opozita serbe, argumentuan të kundërtën. Pikërisht kjo u bë arsyeja për protesta më masive anti-Vuçiq.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka përjashtuar telefonat e mençur dhe kompjuterët nga tarifat e tij reciproke, duke përfshirë një tarifë...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Partia Socialiste në Shqipëri hapi sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, nën...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për programin bërthamor të Iranit kanë nisur në Muscat, kryeqyteti i Omanit. Ministri i Jashtëm...
    Të tjera
    Sport12 Prill 2025
    Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Rubin Kazanit, Mirlind Daku ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale. Ai në “Facebook” ka bërë...
    Lajme12 Prill 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka treguar për efektet që do t`i ketë vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Duke përmendur një...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryeministri Edi Rama ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke mbajtur një fjalim në...
    Vip12 Prill 2025
    Fermeri i preferuari i publikut është Lim Hoti. Limi ka arritur të rrëmbejë votat e publikut, duke u shpallur kështu imun dhe...
    Lajme12 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij turk, Yashar Gyler, në margjinat e forumit të Diplomacisë...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet “në formë shumë të mirë”, pasi iu nënshtrua kontrollit të parë mjekësor...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.